Ostrogoto (sq)

Ndërmjet një kujtimi të zbehur dhe një të tashme të gjallë

(Mbi përmbytjen e Kater i Rades)

 
Në shikim te parë, mund të duket një vepër e përkushtuar: një skulpturë në memorje të tragjedisë, bën që ajo ngjarje të mbetet e gdhëndur përjetësisht ne kujtesën e kujtdo i kalon pranë. E megjithatë diçka nuk shkon...
28 mars 1997. Një anije e ngarkuar me emigrant shqiptar, përmbytet përgjatë kanalit të Otrantos nga anija Sibilla e marinës ushtarake italiane, duke shkaktuar tetëdhjetë e një viktima. Nuk ishte një rastësi, nuk ishin kushtet e detit kundër por disa pergjegjës të caktuar. Drejtësia, ajo demokratike, ndoqi rrugën e saj, duke gjetur ( siç ndodh shpesh në keto raste ) një zgjidhje 'alla Ponzio Pilato'. Pak rëndësi ka në ç'përfundim arritën sepse shteti nuk dënon kurrë vetveten. E tani mbi këtë tragjedi, duan të bëjne një festë përkujtimore me një vepër skulpture të vleresuar nga kritikët si një vepër arti e rëndësishme.
Për të bërë një 'himn' mbi këtë takim, mbi nevojën njerëzore për histori, e tregon qartë edhe një nga tekstet e prezantimit.
Fakti qëndron se për të përkujtuar këtë ndodhi, nuk vlen asgjë. Eshtë akoma gjallë në memorien tonë klithma e kujt, duke rënë në det humbi jetën ose të afërmit. Të gjalla janë akoma ulërimat e atyre që akoma sot, përgjatë brigjeve të Salentos ( e fundit anije e mbytur, është e 27 nëntorit të kaluar - 3 emigrantë të vdekur e 30 të humbur ) ose të Mesdheut, humb jetën në kërkim të shpresës për të mbijetuar. I gjallë është zemërimi e dëshpërimi i kujt arrin në Itali por mbështillet e postohet menjëherë prapa ose mbyllet, per tetëmbëdhjetë muaj, në Qëndrat e Identifikimit e Largimit sepse pa dokumenta të rregullta. Po ai Otranto që mburret si qytet i mikëpritjes, i shpallur trashëgimi e Unesc-ut, është në të njëjtën kohë hallkë e këtij sistemi. Qëndra e pritjes së përkohshme 'Don Tonino Bello' shërben në fakt si 'paradhomë' drejt riatdhesimit e drejt Cie - ve që ndërpresin kohën e jetën e mijëra emigrantëve. Kjo është çfarë ka vendosur e drejta demokratike, çfarë ka vendosur Ekonomia, mbi të cilët Shtetet janë vetëm një shtojcë ( kjo tashmë është e qartë ? ). Mijëra emigrant mbahen të mbyllur sepse jeta e tyre duhet të mbahet nën fre, ashtu si jona, e trasmormuar tashmë në një vegël në shërbim të mallit e të teknikës. Edhe për kë nuk është 'ekstrakomunitar' në fakt, burgimi nuk është i largët. Geto të reja, ambiente të video mbikqyrura, burgje të reja janë tashmë gati të mbushen me kë grabit diçka që nuk mundet ta blej, ose thjesht ngre krye perpara çdo padroni te ri.
E për keto arsye që s'kemi asgjë për të përkujtuar e për këto arsye që një ndjenjë bezdie e mocion zemërimi na pushton kur dëgjojme këto iniciativa.
Sepse nuk shërbejne për të kthyer në jetë të vdekurit në det,sepse nuk do lërojnë të mbyllurit në Cie, sepse nuk ndalojnë dorën raciste që vret të ashtuquajturin 'ndryshe'. Sepse nuk do ndalojnë që shoqatat ( si përshëmbull 'Integra' ) të vazhdojnë të nxjerrin fitim nga emigrantët që kalojnë nëpërmjet këtyre qëndrave ( një shëmbull është kampi Manduria ).
Memoria mund të jetë subversive nëqoftëse nevoja e njeriut për histori zëvëndëson nevojën e tij për liri.